Prej 20 vitesh ata ishin bashkë në një grup, por Getoar Selimi dhe Agon Amiga kanë prishur raportet me njëri-tjetrin. Burime afër dyshes kanë konfirmuar për “Lajmi.net” se Geti dhe Amiga nuk kanë raporte të mira dhe kjo gjë vërehet dhe në mungesën e mbështetjes nga ana e Agonit për projektin e ri të Getoar Selimit ‘Berlusconi’. Akoma nuk bëhet e ditur arsyeja e prishjes së marrëdhënieve midis reperave, por thuhet se ndonëse janë bashkë në koncerte, dyshja nuk flasin me njëri-tjetrin. Tani pritet të shihet nëse Agoni do dalë apo jo nga labeli Babastars.