Aktori amerikan, Chadwick Boseman, është ndarë nga jeta mbrëmjen e kaluar, në moshën 43-vjeçare. Boseman, mjaft i njohur për rolin e tij protagonist në filmin “Black Panther”, vuante prej disa kohësh nga kanceri. Ai i ka mbyllur sytë përgjithmonë në shtëpinë e tij në Los Angeles, i rrethuar nga familjarët. Kujtojmë se edhe gjatë kohës që xhironte filmat “Marshall” dhe “Da 5 Bloods” ai nuk u dorëzua, pasi ato janë realizuar gjatë kohës që aktori ishte me kimioterapi.








