Është ndarë nga jeta këtë të hënë në Romë, në moshën 90-vjeçare, aktorja italiane Sandra Milo. Në karrierën e saj kinematografike, në 60 vitet e fundit ajo ka bashkëpunuar me regjisorë kryesorë, si Roberto Rossellini, Federico Fellini, Luigi Giamba dhe Dino Rizzi.
Performanca e saj më e njohur ishte, pa dyshim, në filmin 8½ të Felinit që fitoi “Oscar”. Sipas asaj që kishte deklaruar vetë, për disa vite ka mbajtur një lidhje me regjisorin e njohur italian të “Jeta e ëmbël”. Në vitet tetëdhjetë ajo prezantoi një seri emisionesh në televizionin publik italian Rai dhe mori pjesë në nisma dhe konferenca të partisë socialiste të Bettino Craxi.
Në moshën 87 vjeç, ajo mori çmimin e filmit italian David, për kursin e përgjithshëm në fushën e artit. Siç shkruan shtypi fqinj, “ajo ishte pa dyshim një nga aktoret më të njohura italiane”.
“E doja shumë Marcello Mastroiannin, por pa tërheqjen që ndjenin kaq shumë gra për një burrë kaq të pashëm dhe simpatik. Marcello ishte më i lehtë, Federico kishte më shumë thellësi, por, në një farë mënyre, sikur njëri e plotësonte tjetrin, sikur njëri kishte tiparet, karakteristikat që i mungonin tjetrit”, thoshte Sandra Milo asokohe.