Vetëm 5 ditë më parë, ajo u nda tragjikisht nga jeta në liqenin e Kukësit. Sot Lida nuk ka mundësi t’i bashkohet shoqërisë së saj në mbrëmjen e shumëpritur nga të gjithë, mbrëmja e maturës. Shoqëria e vajzës është munduar ta kujtojnë Lidën si të munden dhe kanë krijuar një ceremoni shumë të bukur për të nderuar kujtimin e saj. Ata i përgatitën asaj një përkujtimore të veçantë të cilën mund ta shihni në fotot e mëposhtme. Në foto tregohet sesi shoqëria dhe të afërm mbajnë në duar plot respekt fotografinë e Lidës, kurse dy makina kanë shkruar në targat e tyre, “Lida, ti je këtu”.









