Është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare këngëtarja irlandeze Sinéad O’Connor. Lajmin e bëri të ditur familja e saj “me pikëllim të madh”, duke thënë se “familja dhe miqtë e saj janë të shkatërruar”. Shkaku i vdekjes nuk është bërë publik.
Sinéad O’Connor ishte shumë e njohur për këngën e saj “Nothing Compares 2 U”, e lëshuar në vitin 1990, e cila i solli famë botërore.
O’Connor kohët e fundit ishte kthyer në Londër pas 20 vitesh larg, dhe thuhet se ishte duke punuar në një album që do të dilte më vonë këtë vit. Ajo foli hapur për betejat e saj për shëndetin mendor dhe dhimbjen që ndjeu nga humbja e djalit të saj Shane, i cili vdiq nga vetëvrasja në vitin 2022.