Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin! 01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ndalesë në portin e dashurisë, puthja e jazz-it me isopolifoninë

09/08/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Ndalesë në portin e dashurisë, puthja e jazz-it me isopolifoninë

Nga Maqedonia, Kroacia, Zelanda e Re, Bregu i Fildishtë, Kuba, Kolumbia, Gjermania, Hollanda, Turqia, si në një pelegrinazh të shenjtë artistë në zë të jazz-it ndaluan në portin e dashurisë. Porto-Palermo (që herët mbante emrin Panormo) ka takuar për dy ditë ‘pelegrinë’ të përbotshëm që mbërritën aty për verë e jazz, si në një dehje të dykahshme, prej pijes e ëndrrës. Eda Zari pat premtuar një festival në një port ku komunikimi vinte përmes muzikës, por kalaja që Ali Pashë Tepelena ndërtoi në Himarë për Vasiliqinë, u bë për dy ditë e dy net skenë e Festivalit Ndërkombëtar të Jazz-it e Verës, nisur së pari me isopolifoninë e grupit të Lunxhërisë, ndjekur nga muzika jazz, interpretuar nga artistë shqiptarë e ata të skenave ndërkombëtare.
Këngëtarja që ka ardhur këtë vit me albumin “Enropy” flet për muzikën si për një gjendje trans, – “Na bën të komunikojmë edhe pa fjalë. Është magji të qëndrosh këtu në këtë vend të magjishëm, ku ka kaq shumë legjenda, ku kanë ndodhur kaq shumë histori, ndaj nuk mendoj që të ketë një kartëvizitë më të mirë për Shqipërinë, apo turizmin në botë”, – pat thënë ajo para festivalit.





Festivali Jazz & Wine që këtë vit erdhi në edicionin e dytë qe konceptuar si dialog artistik mes jazz-it dhe isopolifonisë. Befasi pritet, me drejtor artistik Koço Vasilin, me jazz të saksofonistit të mirënjohur nga Zelanda e Re, Hayden Chisholm. Ideatorja e festivalit, këngëtarja Eda Zari, flet mbi prurjet dhe romantizmin e mbrëmjeve të komunikimit në port përmes muzikës.

Performimi i grupit polifonik “Lunxhëria”, “Latin Jazz”, dhe “Balkan-beat” e saksofonisti i mirënjohur nga Zelanda e Re, Hayden Chisholm u përqafuan në muret e Kalasë së Pashait, duke zgjuar gurët e pluhurosur prej motesh në heshtje e harresë. Ato mure që mbronin Vasiliqinë u bënë skenë, ku muzika rizgjoi ëndrra dhe vera solli dehjen e netëve të verës, si në kohët kur kindet e fustaneve të të zgjedhurës së pashait fërfërinin shkallareve.
Dy gjendje, dy kohë, dy botë u puthën në Festivalin Jazz & Wine ashtu si dy kultura muzikore: jazz dhe isopolifonisë.


“Jazz & Wine festival më 7 & 8 Korrik në Porto Palermo, flasim për dashni, nostalgji, kulinarinë e verës dhe fort grimca të bukura që fal kjo verë në gjirin e Porto Palermos. Ju sjelltë e flladi i mbarë në Festival”, – thoshte më parë këngëtarja, ende pa e parë në liman festivalin.
Emrat e artistëve që erdhën i takojnë skenave ndërkombëtare, disa prej të cilëve shkelën për herë të parë në Shqipëri, si artistja nga Havana de Cuba, Maryali Pacheco, pianistja dhe kompozitorja Pacheco, e cila bashkëpunon me Richard Bona, Omar Sosa dhe perkusionistin e Stingut Rhani Krija, që noton mes klasikes, jazzit dhe ritmeve virtuoze latine. Mbi madhështinë e detit Jon u ngjizë tingujt magjik të Balafonit, performuar nga pinjolli i klanit të muzikantëve të mirënjohur botërisht “Keita” nga Afrika Perendimore – Mali, i famshmi Aly Keita. Erdhi në skenën e Festivalit, Roland Peil, perkusionisti gjerman më në zë në skenën e Jazzit, e deri artistët e skenës së jazz-it shqiptar, me talent e sens muzikor të përveçëm si pianisti maestro Gent Rushi, i cili është motori i skenës së jazz-it shqiptar dhe krijuesi i Tirana Big Band; Ermal Rodi multi-instrumentalisti dhe saksofonisti i mirënjohur, Emiljano Dhimo, vokabulari ritmik i shumë bandeve në trojet Shqiptare, Enver Muhamedi, kontrabasisti kosovar i cili tashmë ka korrur sukses në skenën internacionale të jazz music, si dhe është tashmë një emër i rëndësishëm ne skenën e artisteve të Stambollit e plot të tjerë artistë të skenës internacionale.

“Toka bën muzikë për ata që mbajnë vesh”, – thoshte Shakespeare dhe me këtë moto nisi e u mbyll edicioni i dytë i Festivalit ndërkombëtar të Jazzit dhe Verës. “Andej prej nga i ka fillesat muzika e tokës dhe natyrës, gjithçkaja e tingullt e planetit tonë, prej nga buron dashuria, të cilës i falemi dhe rrekemi ta ushqejmë dita-ditës, me kujdesin si ndaj një foshnje, njësoj dhe ndaj tokës, banesës tonë të përhershme. Ky është një prej mesazheve më të fuqishme që “Jazz & Wine Festival përçoi përmes muzikës. Festivali pati për qëllim, gjithashtu të rriste ndërgjegjësimin për vendet me vlera të rralla historike, muzeale dhe natyrore, të cilat duhet t’i mbrojmë dhe t’ua lëmë pas brezave që do të vijnë.

Sigurisht që ky aktivitet nuk do të ishte bërë i mundur pa mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Bashkisë Himarë, programit “Zhvillimi i Integruar dhe i Qëndrueshëm i Rajonit Bregdetar Jugor”, financuar nga qeveria gjermane dhe implementuar nga GIZ në Shqipëri. / revistawho.com

 

Tags: Festivali Jazz & WinemuzikePorto PalermoVere
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!
Breaking News

U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!

01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?
Breaking News

“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?

31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…
Breaking News

“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…

31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Next Post
FOTO/ Shtohen dyshimet, ish-banorja e “Big Brother 9” e dashuruar?

FOTO/ Shtohen dyshimet, ish-banorja e “Big Brother 9” e dashuruar?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera