Vetëm disa javë pasi Nicki Minaj konfirmoi ndarjen e saj nga Meek Mill, një burim i ri së fundmi ka deklaruar se dy artistët janë parë përsëri nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Sipas një burimi të “MediaTakeOut” raportohet se Nicki dhe Meek mund ta kenë krijuar këtë ndarja thjesht për publicitet.
“Mendoj se ata nuk janë ndarë asnjëherë. Nicki ka qënë në studio gjatë gjithë javës së shkuar dhe është parë teksa komunikonte vazhdimisht me Meek. Madje ai ka ardhur ta marrë atë kur mbaroi punë”- ka thënë burimi, duke shtuar se ndarja e tyre është e gjitha për publicitet.