Selena Gomez ka thënë se ndarja me Justin Bieber ka qenë gjëja më e mirë që i ka ndodhur.
Në dokumentarin e saj, “My Mind & Me”, Selena foli për fundin e marrëdhënies së saj me Justin Bieber, në vitin 2018, ndërkohë që diskutoi mbi hitin e saj, “Lose You to Love Me”.
Ajo tregoi se kontaktoi me tekstshkruesit, Julia Michaels dhe Justin Tranter, në mënyrë që të krijonin një këngë, e cila do të shpjegonte ndjesitë e këngëtares.
“U shkrova Julia Michaels dhe Justin Tranter dhe u thashë se mendoja se isha gati që thjesht të thoja që jam e trishtuar. E shkruam këngën për 45 minuta”, tha ajo, duke theksuar se është koha më e shkurtër në të cilën ka shkruar një këngë.
“Është më shumë se një dashuri e humbur. Tregon për faktin që unë mësova të zgjedh veten, të zgjedh jetën, por edhe të shpresoja që të tjerët të gjenin paqen gjithashtu”, shtoi Selena.








