Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Operacion antidrogë në Turqi, mes të ndaluarve edhe aktorja e njohur! 20/12/2025
Nora dhe Roberti do të rikthehen bashkë, por jo ashtu siç mendoni! 20/12/2025
Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”! 20/12/2025
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…” 19/12/2025
“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy 19/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ndarja me Shkëlzenin nuk mban emrin Armina, konfirmon Sadije Berisha: Kriza nisi që me ardhjen e Shkëlzenit në Shqipëri

09/08/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ndarja me Shkëlzenin nuk mban emrin Armina, konfirmon Sadije Berisha: Kriza nisi që me ardhjen e Shkëlzenit në Shqipëri

Ata tani kanë nisur një jetë të re dhe ndjenja e historia që i lidhte dikur, tashmë i takon vetëm të shkuarës. Shkëlzen Berisha, djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, prej vitesh jeton i lumtur krah bukuroshes së ekranit dhe të modës Armina Mevlani. Nga ana tjetër, ish-gruaja e tij Sadije Berisha,nënë e dy fëmijëve të tij, ka gjetur po ashtu qetësinë e dashurinë pranë një suedezi. Ndoshta u desh që të vinte ky çast ku jeta nuk të dhëmb më, për të folur e të treguar ç’ka ka ndodhur. Qysh prej ndarjes nga Shkëlzeni, Sadija rikthehet në Tiranë për të ndihmuar në organizmin e dasmës së mikeshës së saj të ngushtë Elia Zaharia me princ Lekën. Në një intervistë tek revsta “Living “ Sadija ka folur për arsyet e ndarjes me djalin e ish-Kryeministrit Berisha ,që mesa duket nuk mbajnë emrin Armina. Shkëlzeni e njohu Sadijen në një moshë të re, vetëm 24 vjeç,ndërkohë që në çift kishte një diferencë prej 11 vitesh në moshë. Atëherë Sadija ishte 35 vjeçe,nënë e dy fëmijëve nga martesa e saj e parë. Vetëm pak muaj më vonë kjo lidhje solli një martesë të shpejtë dhe të kundërshtuar nga familja e Shkëlzenit, për shkak të kohës së shkurtër që u morr vendimi dhe diferencës në moshë.Gjatë atij viti të shpejtë erdhi në jetë vajza e parë dhe më pas djali 1 vit më vonë. Në 2007-tën Shkëlzeni rikithehet në Shqipëri, nga ku siç konfirmon edhe Sadija, filloi përçarja e çiftit. 6 vite më vonë pasi kjo krizë kishte filluar, Shkëlzeni njohu edhe dashurinë e tij Arminën, me të cilën është në një lidhje intensive prej 3 vitesh. Sadija shtron një sërë arsyesh përse martesa e tyre përfundoi në divorc: “Arsyet pse një martese i vjen fundi mund të jenë shumë dhe nga më të ndryshmet. Për t’i kuptuar mendoj se është e nevojshme të kthehesh pas në kohë dhe të kërkosh arsyet përse u martove me dikë. Unë njoh arsyet e mia përse u dashurova me Shkëlzenin, por nuk mund të përgjigjem për arsyet e tij. Për pjesën që më takon, unë kam qenë e sinqertë në këtë martesë që nga dita e parë deri në ditën e fundit. Që në fillim mundësitë kanë qenë kundër nesh. Kjo fillon që nga diferenca në moshë, te mospranimi i familjes, faktin që ishim rritur në vende të ndryshme, në mënyra të ndryshme dhe me mendësi të ndryshme. Para njohjes me të, unë isha e suksesshme në bizneset e mia dhe e pavarur. Për mendimin tim, dhe unë mund të flas vetëm për mendimin tim, fillimi i fundit erdhi me kthimin e tij në Shqipëri. A më vjen keq për këtë? Po! Sot më vjen keq për fëmijët, që nuk po rriten në një familje të bashkuar, që nuk e kanë babanë e tyre në jetën e përditshme. Ata rriten shumë shpejt… Më përpara më ka ardhur keq siç do t’i vinte keq çdo gruaje të dashuruar me bashkëshortin e saj, siç do t’i vinte keq çdo nëne për traumën që një divorc u shkakton fëmijëve”, ka treguar ajo.





marrë nga “Balkanweb”


Tags: Armina Mevlanie vertetaNdarjasadije berishaShkelzen Berisha
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Operacion antidrogë në Turqi, mes të ndaluarve edhe aktorja e njohur!
Breaking News

Operacion antidrogë në Turqi, mes të ndaluarve edhe aktorja e njohur!

20/12/2025
Nuk mund të kesh miqësi me ish-in? Robert Berisha foli për Norën dhe na tha të kundërtën!
Breaking News

Nora dhe Roberti do të rikthehen bashkë, por jo ashtu siç mendoni!

20/12/2025
Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”!
Breaking News

Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”!

20/12/2025
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”
Breaking News

Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”

19/12/2025
“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy
Breaking News

“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy

19/12/2025
Moderatori heq kravatën LIVE dhe konfirmohet si banori i parë i BBV5!
Breaking News

Moderatori heq kravatën LIVE dhe konfirmohet si banori i parë i BBV5!

19/12/2025
Next Post
FOTOT/ Mirjeta e BB: Ja si e arrita formën ideale 6 muaj pas lindjes

FOTOT/ Mirjeta e BB: Ja si e arrita formën ideale 6 muaj pas lindjes








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera