Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Futbollisti shqiptar bëhet baba për herë të parë, zgjedh emrin e veçantë për të birin! 13/03/2026
Telenovela në seritë e fundit, Wanda Nara mbyll kapitullin me Icardin, merr propozimin për martesë! 12/03/2026
Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë! 12/03/2026
Vajzat e njohura shqiptare flasin për sekretin e lëkurës së tyre: “Rejuran”! 12/03/2026
Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale! 12/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ndarja me Xhenin, flet për herë të parë Benardi: Jemi në një situatë shumë të tensionuar

28/10/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ndarja me Xhenin, flet për herë të parë Benardi: Jemi në një situatë shumë të tensionuar

Pesë muaj pasi nisën bashkëjetesën në Tiranë, një nga lajmet më të bujshme të ditëve të fundit është pa dyshim ai i ndarjes së çiftit më të pëlqyer të “Big Brother 9”, 22- vjeçarëve Xheni dhe Benardi.





I vetmi çift real që kërcejnë kundër çifteve të tjera të spektaklit të kërcimit “Dance with me”, e pranuan se janë duke përjetuar një moment krize, për arsyet e së cilës nuk folën hapur “live” në spektakël.

Boksieri me muskuj, që në këtë garë po shfaq talent edhe në kërcim, refuzoi ta puthte partneren e tij në show, por ndërkaq ndaj kërkesës së Robert Aliajt që i bëri Xhenit, se në nëse ai i jepte dhjetë pikë ajo duhet t’ia shpërblente me një puthje për të vërtetuar sa e lirë është ajo tani, Benardi iu përgjigj flakë për flakë duke lënë të kuptohet se ajo është ende partnerja e tij.


Duke nisur nga këto skena, shumë mund të mendojnë se bëhet fjalë për një lojë të çiftit për efekt audience, por këtë opsion e përmbysin statuset dëshpëruese të Xhenit që poston shpesh në Instastory. Sipas mediave online, më e lënduar nga ndarja mendohet të jetë Xheni, e cila i dedikon shprehje të shumta partnerit të saj në kërcim…

Në lidhje me arsyen e ndarjes, deri tani si opsioni më i mundshëm është fakti që për Xhenin Benardi nuk është i dashuri i saj i parë.

Në lidhje me këtë arsye dhe ç’po ndodh realisht jashtë kamerave me jetën e tyre, Benardi rrëfen  për “Panorama” të vërtetën e lidhjes me vajzën që njohur në “Big Brother”: “Jemi në një situatë të tensionuar, që do të thotë as bashkë, as të ndarë”, tha ai.

Pyetjes nëse është ndjenja e xhelozisë arsyeja që çoi lidhjen e tyre në këtë gjendje, ai iu përgjigj: “Edhe po, edhe jo”.

Benardi tha se: “Do të vazhdojmë të kërcejmë çift të hënën në spektaklin “Dancw with me”, ndërsa sa i takon bashkë- jetesës, nëse vazhdojnë të jetojnë bashkë në këtë periudhë tranzicioni, ai nuk pranoi të japë më shumë de taje për këtë pjesë.

Benardi është hera e parë që flet rreth ndarjes apo ngrirjes së marrëdhënies me Xhenin, ndryshe nga ajo që i shpreh ndjesitë e saj çdo ditë në Instastory. Ndërkohë që portalet kanë hedhur edhe opsionin tjetër të arsyes së ndarjes, që mund të jetë “virgjëria” e Xhenit, duke u nisur po ashtu nga një status i saj, ku bënte diferencën e meshkujve nga femrat, ndërsa shprehej: “Meshkujt duan të jenë të parët në jetën e një femre, ndërsa femrat duan të jenë të fundit në jetën e një mashkulli”. Ftohtësia mes çiftit ra në sy edhe të të pranishmeve në festën e ditëlindjes së kërcimtarit Graciano Tagani, ku Xheni dhe Benardi i qëndruan larg njëri-tjetrit./ panorama

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Futbollisti shqiptar bëhet baba për herë të parë, zgjedh emrin e veçantë për të birin!
Breaking News

Futbollisti shqiptar bëhet baba për herë të parë, zgjedh emrin e veçantë për të birin!

13/03/2026
Telenovela në seritë e fundit, Wanda Nara mbyll kapitullin me Icardin, merr propozimin për martesë!
Breaking News

Telenovela në seritë e fundit, Wanda Nara mbyll kapitullin me Icardin, merr propozimin për martesë!

12/03/2026
Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë!
Breaking News

Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë!

12/03/2026
Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale!
Breaking News

Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale!

12/03/2026
Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother?
Breaking News

Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother?

12/03/2026
20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik!
Breaking News

20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik!

11/03/2026
Next Post
INCIDENTI VIP/ Djemtë seksi dëbohen nga hoteli në Tiranë, thyen rregulloren me femra dhe alkool

INCIDENTI VIP/ Djemtë seksi dëbohen nga hoteli në Tiranë, thyen rregulloren me femra dhe alkool








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera