Divorci i Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajit ka qenë prej muajsh lajm kryesor i mediave rozë. Së fundmi është konfirmuar nga aktori ndarja zyrtare, teksa përflitet edhe për një “divorc për vëmendje mediatike”. Besi nga ana tjetër i ka sqaruar këto deklarata.
Sot i ftuar në emisionin “Pasdite” në Vizion Plus me moderatoren Brikena Prifti, ai i cilësoi haluçinacione këto deklarata, që sipas tij marrin vëmendje në media vetëm për klikime.
“Vetëm për klikime dhe sukses, media i jep përparësi disa kuadrove dhe disa avokatëve apo disa figurave dhe personazheve që flenë me haluçinacione dhe flasin e baltosin emrin e një personi që ka 20 vite karrierë. Unë e marrr problemin tim dhe e çoj në qiell, ia çoj Zotit. Është ai që vendos për gjithçka kur ti je në të drejtë tëndë. Nuk kam pse merrem me gjarpërinj në tokë”, tha Bes Kallaku.








