Ikona e modës britanike Victoria Beckham, talentin dhe shijen e saj të hollë po e shikon të trashëguar edhe tek e bija Harper. Harper edhe pse ende e vogël di të vishet shumë mirë dhe tani është aq e zonja sa të këshillojë edhe nënën e saj. Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, Victoria Beckham ka zbuluar se Harper është duke u kujdesur për një kombinim të saj që i duhet për daljet publike. Vogëlushja ja ka dalë me sukses të krijojë një veshje të bukur, të përshtatur fiks pas stilit të Victorias./revistawho.com