Një tjetër përplasje është regjistruar dje midis reperit Stresi dhe Leonard Bombaj. Duket se konflikti i hershëm midis të dyve që përfundoi në gjyq, nuk është harruar ende, të paktën nga ana e Stresit. Siç raporton “Lapsi.al”, të mërkurën rreth orën 11:30 të dy kanë rastisur në një aktivitetet në rrugën “4 Dëshmorët. Nuk dihet çfarë ndodhi por Stresi ka marrë një kovë me ujë dhe ia ka hedhur regjisorit duke e ofenduar. Pas denoncimit, policia nisi procedimin penal.