Prej javësh, mediat turke e kishin kthyer në kryefjalë thashethemin e madh: a i kishte ndërprerë lidhjen Hande Erçel dhe Hakan Sabanci, apo gjithçka ishte vetëm një lojë e rrjeteve sociale? Tashmë, spekulimet marrin fund pas reagimit të parë publik nga Arzu Sabanci, nëna e biznesmenit.
“Nuk kemi ndërhyrë kurrë në jetën private të djalit tonë. Vendimi i ndarjes ishte i tyre dhe vetëm i tyre”, u shpreh ajo, duke i dhënë fund zërave për një rol të saj në prishjen e marrëdhënies.
Kjo fjali u interpretua menjëherë si konfirmim i ndarjes së çiftit, ndonëse as Hande dhe as Hakan nuk kanë folur deri më tani.
Thashethemet u ndezën edhe më shumë pas një postimi të mëparshëm të Arzu Sabancit në Instagram, ku ajo shkruante: “Injoranca është si gjumi, reagimi i parë është zemërim.” Shumë e panë këtë si një mesazh të tërthortë për Erçelin.
Në Turqi, opinionet janë të ndara: disa e shohin reagimin e saj si një përpjekje për të mbrojtur imazhin e familjes Sabanci, të tjerë si një shpjegim të sinqertë.
Historia e dashurisë mes aktores së famshme dhe trashëgimtarit të njohur, që dikur shihej si një përrallë moderne mes artit dhe biznesit, është kthyer në një nga ndarjet më të komentuara të showbiz-it turk. Dhe këtë herë, drama nuk zhvillohet në ekran, por në jetën e tyre reale.








