Charlie Puth është një prej artistëve më në zë të momentit.
Në një intervistë së fundmi, ai ka rrëfyer një moment të pazakontë, ku ka lënë në mes aktin seksual me dikë, pasi i erdhi një ide për një këngë, shkoi të regjistrojë idenë e tij dhe më pas vazhdoi, aty ku e kishte lënë. Artisti tha se kënga më pas u realizua dhe bëhet fjalë për projektin “Marks on My Neck”.
“E shkrova këngën në mes të aktit. Mbase duhet të isha përqendruar më shumë në aktin seksual, por melodia më erdhi në mendje. Ndalova, regjistrova një voice note dhe u riktheva në akt”, tha Charlie.
Ai rrëfeu më tej se në atë kohë ishte duke u njohur me një person të ri dhe se me të marrëdhënia me siguri nuk do të funksiononte, por të paktën u bë frymëzim për këngën.
Ç’do bënit ju në një situatë të tillë?








