Natën para se reperi Mac Miller të ndahej nga jeta, ai mblodhi një grup miqsh për të kaluar pak kohë me ta. Ata qëndruan bashkë deri në orët e para të të premtes së 7 shtatorit. Trupi i Mac Miller u gjet i pajetë rreth mesditës së të premtes.
Burime pranë policisë thonë për “TMZ” se Miller kishte ndërrruar jetë shumë orë përpara se oficerët e policisë të gjenin trupin. Ata shkuan në apartamentin e tij pasi dikush kishte njoftuar se 26-vjeçari nuk merrte dot frymë. Gjithashtu burimet thonë se pranë tij ishin gjetur sasi të lëndëve narkotike, pavarësisht se policia është përpjekur që t’i fshehë gjurmët. Megjithatë rezultatet e vërteta do i tregojë autopsia e cila pritet të dalë së shpejti./revistawho.com