Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë! 12/03/2026
Vajzat e njohura shqiptare flasin për sekretin e lëkurës së tyre: “Rejuran”! 12/03/2026
Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale! 12/03/2026
Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother? 12/03/2026
20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik! 11/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ndërron jetë bashkëshorti i Vaçe Zelës, vajza i prek të gjithë me dedikimin e ndjerë

16/07/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ndërron jetë bashkëshorti i Vaçe Zelës, vajza i prek të gjithë me dedikimin e ndjerë

Ditën e sotme vajza e të madhes Vaçe Zela ka ndarë me të gjithë të afërmit dhe miqtë e saj një lajm të hidhur. Irma Rodiqi ka treguar se babai i saj, Pjetër Rodiqi, është ndarë nga jeta. Ajo ka publikuar në ‘Facebook’ një fotografi dhe bashkangjitur saj ka bërë një dedikim shumë të ndjerë për babain dhe prindërit që tashmë nuk jetojnë më. Vajza e këngëtares së njohur shqiptare ka zbuluar se i ati vuante nga një sëmundje e rëndë dhe është ndarë nga jeta në Shqipëri.





“Një yll më shumë iu shtua qiellit, për të ndriçuar edhe më fort pranë mamit. Me pikëllim të thellë, sot kam barrën e rëndë t’ju njoftoj për largimin nga kjo jetë të babait tim të shtrenjtë, Pjetër Rodiqi. Zoti e dinte dashurinë e tij të pafund për atdheun e dashur, prandaj edhe ia mundësoi ta kalojë këtë sëmundje të rëndë në Shqipërinë e tij të shtrenjtë, që nuk ia zëvendësuan dot kurrë as bukuritë e Vjenës, ku pat lindur, e as të Bazelit, ku për hir të dashurisë e përkushtimit ndaj familjes kaloi 21 vite të jetës së tij. Unë e quaj veten vajzën më me fat në botë, që pata e do të kem gjithmonë në zemrën e në shpirtin tim një baba fisnik e me virtyte të rralla si ai. Me dashuri e mirënjohje të pafund për gjithçka që babai im i shtrenjtë përfaqëson për mua e për këdo që ka pasur fatin ta njohë”, ka shkruar Irma në postimin e saj.


Në muajin prill Pjetër Rodiqi u shfaq për herë të fundit në ekranin e “Top Channel”, në emisionin “Soiree”, që një puntatë të veçantë ja dedikoi artit të Vaçe Zelës.

Gjatë emisionit Rodiqi rrëfeu historinë e njohjes me këngëtaren e ndjerë dhe në fund u shpreh se ishte krenar që të gjithë e quanin si bashkëshorti i Vaçe Zelës. /revistawho.com

 

Tags: bashkeshortidedikim i ndjerendahet nga jetaPjeter Rodiqivace zela
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë!
Breaking News

Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë!

12/03/2026
Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale!
Breaking News

Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale!

12/03/2026
Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother?
Breaking News

Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother?

12/03/2026
20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik!
Breaking News

20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik!

11/03/2026
Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse…
Breaking News

Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse…

11/03/2026
Arbër Çepani flet pa filtra për dashurinë: “Mund të të fusë në një gropë të zezë dhe nuk e kupton”!
Breaking News

Arbër Çepani flet pa filtra për dashurinë: “Mund të të fusë në një gropë të zezë dhe nuk e kupton”!

11/03/2026
Next Post
Arilena Ara largohet drejt Amerikës për të përgatitur surprizën e madhe

Arilena Ara largohet drejt Amerikës për të përgatitur surprizën e madhe








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera