Sot në mbrëmje ka ndërruar jetë edhe vëllai i këngëtares Celine Dion. Me datë 14 janar, bashkëshorti i saj u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme. Ndërkohë që sot, kanceri i ka marrë jetën një tjetër familjari të saj, vëllait 59-vjeçar Daniel Dion.
Këngëtarja e famshme po jeton ditët më të errta. Ende pa e marrë veten nga humbja e trishtë e bashkëshortit të saj, humbi edhe vëllain pas betejës me kancerin.