Deputeti i LSI në qarkun e Lezhës Gjovalin Kadeli ka ndërruar jetë në Itali sot, ku ishte shtruar pas problemeve shëndetësore nga te cilat vuante. Deputeti Kadeli 53 vjec, vuante nga pankreasi akut dhe në muajin mars ai u nis me urgjencë në Itali. Kadeli ka qenë deputet ne dy legjislatura. Tashmë ai përfaqësonte LSI në Lezhë, teksa më parë ai u zgjodh deputet në 2013 pasi kandidonte në listat e PD. Kadeli ka qenë deputet i Partisë Socialiste para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013. Ai nuk u përfshi në listat e kandidateve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, për shkak të kontradiktave me kryetarin e Partisë, Edi Rama. Pas largimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeveritar me Partinë Demokratike ai votoi pro ndryshimeve në qeverinë e Partisë Demokratike. Si shpërblim Partia Demokratike e përfshiu atë në listat e saj të kandidatëve për deputetë nga ku ai zgjodh deputet i Partisë Demokratike. Por pas marrjes së mandatit të deputetit ai u largua nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe iu bashkangjit Grupit Parlamentar të LSI-së. / Panorama