Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…” 29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother 29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta  29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit! 29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ndërron jetë regjisori i ‘Pretty Woman’

20/07/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Ndërron jetë regjisori i ‘Pretty Woman’

Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, Garry Marshall, regjisori që ka krijuar disa sitcom-e ikonë në vitet ’70, por që famën më të madhe e mori në vitet ‘90 me “Pretty Woman”. Marshall ka ndërruar jetë ditën e martë në Burbank të Kalifornisë pasi disa komplikacioneve shëndetësore të shkaktuara nga pneumonia. Karrierën në ekranin e madh do të niste fillimisht si skenarist, për t’u hedhur më pas tek realizimi i disa serialeve të viteve 1970, që do ta bënin të suksesshëm dhe do t’i siguronin projekte akoma më ambicioze, si “Pretty Woman” dhe “The Princess Diaries”. Pas vdekjes së tij kanë reaguar aktorët Richard Gere dhe Julia Roberts, protagonistë të filmit “Pretty Woman”. “Garry ishte një njeri i jashtëzakonshëm dhe ndihem i bekuar që e kam njohur dhe kam punuar me të në karrierën time”, shkruan Richard Gere. “Pretty Woman” grumbulloi 463 milionë dollarë në mbarë botën, një shifër rekord për ato vite dhe Roberts u nominua për Oscar si aktorja më e mirë, ndërsa vetë filmi për Golden Globe.






Tags: nderon jetepretty womenregjizori
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”
Breaking News

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”

29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Breaking News

“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 
Breaking News

Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 

29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!
Breaking News

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!

29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!
Breaking News

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!

29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Next Post
Akuzohet si mbështetës i ISIS, ja çfarë thotë Cozman

Akuzohet si mbështetës i ISIS, ja çfarë thotë Cozman








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera