Në puntatën e sotme të “Wake Up”, Kiara Tito u ul në karrigen e bashkëmoderatores dhe zgjodhi të flasë hapur për periudhën e mbushur me angazhime që po kalon. Mes një projekti filmik që po ndërton së bashku me partnerin e saj, Luiz Ejllin, dhe ritmit të shpejtë të jetës, Kiara tregoi se po përballet me momente reflektimi dhe emocione të forta.
Moderatorja pranoi se ditët e fundit kanë qenë veçanërisht sfiduese për të, për shkak të largimit nga vajza e saj.
“Për shkak të filmit dhe “Portokallisë”, java bëhet shumë e ngjeshur dhe më qëllon që nuk takoj shpesh Lunën, më mungon shumë, ndihem në faj” u shpreh Kiara, duke treguar se balancimi mes karrierës dhe jetës familjare është kthyer në betejë të përditshme.
Ajo tha se filmi me Luizin është në një fazë intensive pune dhe po kërkon më shumë kohë e përkushtim nga të dy. Megjithatë, ajo theksoi se pavarësisht ritmit të punës, roli i nënës mbetet prioriteti i saj kryesor!








