Jeni në dyshime mbi shëndetin tuaj? Doni të ushtroheni, por e keni me përtesë? Nëse keni këto 4 shenja mos e vrisni mendjen, mjafton të ruani regjim ushqimor dhe do jeni shumë mirë pa nevojën e ushtrimeve të lodhshme.
Prandaj zbuloni nëse jeni mjaftueshëm të shëndetshëm…
Ha kur të hahet dhe ndalon së ngrëni kur je ngopur
Ka shumë njerëz që nuk e bëjnë dot dallimin mes ngopjes dhe dëshirës për të ngrënë akoma, ndërsa të tjerë hanë edhe pse nuk ju hahet. Kjo është e gabuar, prandaj duhet të bëni dallimin që të ndiheni më mirë fizikisht.
Mund të ngjisësh dy kate me shkallë dhe prapë të ndihesh mirë
Nëse ecën mjaftueshëm dhe do mund të ngjisje 2 kate, pa u ndier i lodhur atëherë jeni mjaft mirë.
Ke aftësinë fizike dhe psikologjike për të bërë çdo gjë që do
Mjafton të kesh energjinë për të realizuar çdo qellim që i ke vënë vetes në vazhdimësi të ditës dhe je shumë mirë.
Zgjohesh pa pasur nevojë për të të zgjuar alarmi
Të fjeturit mirë në darkë do ndikojë në shëndetin tënd për mirë, në këtë mënyrë edhe zgjimi nuk do jetë i vështirë.
Nëse nuk i keni këto shenja, nisni një regjim të shëndetshëm dhe filloni të ushtroheni. /revistawho.com