Në vendin tonë reshjet e shiut janë të pranishme thuajse në çdo periudhë të vitit. Për këtë arsye ne duhet të mësohemi të përshtatemi dhe ti duam ditët me shi. Në këtë artikull po ju tregojmë disa arsye që do ju bëjnë të mendoni se ditët me shi janë ato të cilat do ju rikuperojnë shpirtërisht.
-Përdorimi i tyre si një justifikim i mirë për të qëndruar në shtëpi.
Nuk është se po ju themi që të mos shkoni në shkollë ose në punë, por nëse nuk keni bërë shumë mungesa një ditë me shi është e duhura për të bërë pushim. Relaksi që të ofron shiu nuk duhet humbur.
-Dëgjimi i pikave të shiut.
Mjafton që në një ditë me shi të qëndroni ulur pranë dritares me një gotë të mbushur me pijen tuaj të preferuar dhe kjo do ju bëjë të ndiheni njeri më i mirë.
-Nuk ka nevojë të lani lulet.
Pak para se të fillonte shiu temperaturat ishin mjaft të larta dhe pluhuri kishte pushtuar gjithë bimët e oborreve, kështu që do të ishit të detyruar që ti lanit ato. Por me rënien e shiut ju keni shpëtuar nga kjo detyrë.
-Të vëzhgosh kafshën tënde shtëpiake të shohë nga dritarja.
Përpos që merrni kënaqësi të pashpjegueshme teksa shihni vetë, kur kafsha juaj shtëpiake përkëdhelet dhe bëhet gjumashe në një ditë të tillë kënaqësia është e dyfishtë. Macja dhe qeni i adhurojnë ditët me shi.
-Mbajtja e flokëve si të dëshironi.
Kur bie shi nuk kemi pse shqetësohemi për formën e flokëve tanë, në fund të fundit në një kohë të tillë askush nuk i ka të rregullt.