Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Selin dhe Miri përplasen publikisht për akuzat mbi ndjenjat për njëri-tjetrin! 10/03/2026
Chiara Ferragni nuk është më beqare, shfaqet me partnerin e ri kolumbian! 10/03/2026
Fifi paska një superlajm për fansat! 10/03/2026
Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere! 10/03/2026
Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll! 10/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Ndikimi i diellit te ekzema dhe aknet

12/04/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
Ndikimi i diellit te ekzema dhe aknet

 





Këto njolla mund të gjenden në pjesë të ndryshme të trupit, por kryesisht në pjesët më të ekspozuara. Ato bien në sy prej ngjyrës më të errët që kanë në krahasim me pjesën tjetër të lëkurës. Këto njolla, që zakonisht formohen nga mungesa e ndonjë vitamine, mund të shfaqen në bërryl, në gjunjë, etj. Por edhe në pjesë të ndryshme të fytyrës apo dhe në duar. Njollat shfaqen pasi ka një ndryshim të shpejtë të epidermës, e cila ndryshon nga 28 ditë, që është zakonisht, bëhet në shtatë ditë, gjë e cila sjell rritje të qelizave të dëmtuara, ky ndryshim shoqërohet edhe nga efekte të tjera, siç është dhe formimi i njollave. Deri tani për njollat dihet vetëm se janë kronike. Dhe trajtimi mund të ndihmojë për të zvogëluar apo zhdukur shenjat.

Njollat në verë


Për personat që kanë probleme me lëkurën është mirë që të mbrohen me krem me mbrojtje të lartë, pasi djegiet e diellit mund të kthehen në njolla të reja dhe që mund të përhapen në gjithë trupin. Duhet pasur kujdes sidomos për lekurët e thata dhe shumë të ndjeshme. Është mirë, kur keni probleme të tilla, të përdorni një sapun kur bëni dush dhe të mbroni në mënyrë sistematike lëkurën tuaj me krem hidratues edhe pse bën nxehtë.

Aknet: rrini në diell, por jo shumë

Mjekët përdorin shumë ilaçe për t’u kujdesur për aknet. Por disa trajtime sjellin dhe reaksione që kanë të bëjnë me ndjeshmërinë e lëkures sidomos ndaj diellit dhe nuk duhet të përdoren gjatë verës. Para se të niseni me pushime këshillohuni me mjekun tuaj, i cili do të ndryshojë trajtimin tuaj. Por megjithatë, për personat që kanë akne, dielli nuk bën mirë. Sigurisht që disa rreze mund të jenë të mira për pak kohë, falë aksionit të tyre antiseptik, por bëhet fjalë vetëm për një periudhë të shkurtër. Rrezet ultravjollcë sjellin nxirjen e epidermës, që përbën një lloj mbrojtjeje ndaj diellit. Por një gjë e tillë sjell më pas krijimin e pikave të zeza, që do të duken më shumë pas pushimeve. Prandaj është mirë të përdorni sapunë që nuk e thajnë fytyrën dhe të evitoni solucionet me alkool. Gjithnjë duhet të mbuloheni me ndonjë gjë të hollë dhe të mos kaloni shumë orë në diell.

Ekzema

Ekzema zakonisht kap të rriturit, sidomos pas kontakteve të vazhdueshme me substanca alergjike. Ajo shfaqet si një pjesë lekure e kuqe ose me një pjesë të trashe dhe të acaruar, ose me pjesë të thata të bardha, në pjesën e fytyrës apo dhe gjymtyrëve. Kjo shoqërohet dhe me kruajtje dhe sjell infeksionin.

Ne verë

Dielli ka efekte të mira në pjesën më të madhe të ekzemave. Disa persona që janë alergjik ndaj metaleve ata mund të mbajnë edhe ndonjë bizhu. Por duhet të keni parasysh që para se të niseni me pushime të bëni kujdes që të përdorni sapunet antiseptike apo dhe antibiotikë të pjesshëm. Pjesa e lëkurës që është e prekur nuk nxihet dhe mbeten të bardha pas daljes nën rrezet e diellit. Por kujdes: buzë detit, rëra dhe uji do të kenë një efekt të veçantë irritues në lëkurën e prekur. Pas daljes nga uji është mirë që të shpëlaheni, në mënyrë që të hiqni kripën nga lëkura dhe duhet të lyheni me spraj me ujë termal, me efekt zbutës. Duhet të mbroheni me krem solar dhe gjatë natës duhet të lyheni me krem ushqyes.

Alergjitë në diell

Gjatë orëve të para të ekspozimit në diell shfaqen dhe shenjat e kuqe në të gjitha pjesët e trupit. Prandaj duhet që në fillim të përdorni krem me mbrojtje të lartë. Dhe nëse ju nuk do të keni përmirësim, atëherë duhet të këshilloheni me mjekun dhe të merrni ilaçe kundër alergjisë. Duhet të keni parasysh që të shfaqeni në diell çdo ditë nga pak dhe ruajuni mirë. Prandaj duhet të merrni masa, të përdorni kremra që kanë përmbajtje melanine dhe ulin reaksionin e fotondjeshmërisë.

Tags: diellifytyralekyra
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Next Post
Kate Middleton: Kështu u dobësova pas dy lindjeve

Kate Middleton: Kështu u dobësova pas dy lindjeve








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera