Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd… 25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje! 25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën! 25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit!  25/12/2025
Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet 25/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Ndikimi i kafesë në organizmin tonë

24/04/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
Ndikimi i kafesë në organizmin tonë

Një filxhan kafe është thuajse i pashmangshëm për të gjithë. Kafeja preferohet kudo, qoftë në tavolina bisedash  apo orare të gjata pune. Megjithatë nuk duhet harruar se përveçse është një stimulant i mirë për organizmin dhe trurin ka edhe ndikime negative. Ja disa prej tyre…





Përse duhet të konsumojmë kafenë:

Antioksiduesit


Kafeja është e mbushur me antioksidues sikur acidi klorogjenik dhe melanoidini. Antioksiduesit ndihmojnë në pengimin e oksidimit, proces që shkakton dëmtimin e qelizave dhe kontribuon në plakje. Melanoidinet nga kafeja e pjekur kanë efektet antioksiduese varësisht nga mënyra se si është trajtuar kafeja.

Diabeti

Konsumimi i kafesë është potencialisht proaktive kundër zhvillimit të diabetit tip 2. Një studim amerikan ka zbuluar se konsumimi i matur si i kafenesë të dekafenizuar dhe asaj të kafenizuar mund të zvogëlojnë rrezikun e diabetit tip 2 tek gratë në moshë të re dhe ato në moshë mesatare.

Ceroza e mëlçisë

Pirja e kafesë mund të mbrojë nga ç’roza e mëlçisë, veçanërisht ndaj cerozës alkoolike.

Gurët në veshka

Konsumimi i kafesë ulë rrezikun e formimit të gurëve në veshkë. Kafeja rrit vëllimin e urinës kështu ndihmon në parandalimin e kristalizimit të kalciumit të acidit oksalik, komponenti kryesor më i zakonshëm i gurëve në veshkë.

Përmirësim të performancës mendore

Kafeina në kafe është një stimulant mirë i njohur. Kafeja rrit vigjilencën, vëmendjen dhe përqendrimin. Një filxhan kafe gjithashtu mund të ndikojë në përpunimin e informacionit.

Sëmundja e alcajmerit

Konsumimi i rregullt i kafesë duket se mbron njerëzit kundër sëmundjes së alzajmerit. Një studim i fundit ka treguar që kafeneja, ekuivalent i pesë filxhanëve në ditë, ka zvogëluar ndërtimin e pllakëzave destruktive në tru.

Astma

Kafeina në kafe është e lidhur me teofilinë, një medikament i vjetër i astmës. Kafeina mund të hapë rrugët e ajrit dhe përmirësojë simptomat e astmës.

Përse nuk duhet të konsumojmë kafenë:

Sëmundja e zemrës

Lidhja mes konsumit të kafesë dhe rrezikut për sëmundje kardiovaskulare është ekzaminuar në shumë studime por rezultatet mbesin kundërthënëse. Shumica e studimeve nuk kanë zbuluar që konsumi i kafesë të jetë i lidhur me rritje të rëndësishme të rrezikut të sëmundjes kardiovaskulare. Në njërën anë përzierjet organike të natyrshme që ndodhen në kafenë e pa filtruar rrisin rrezikun për sëmundjen koronare të zemrës.

Kolesteroli

Konsumimi i tepërt i kafesë të valuar ngre nivelet e kolesterolit LDL (kolesteroli i keq). Kafeja e pafiltruar përmban dy përzierje kafestol dhe kahveol që rrisin kolesterolin.

Hipertensioni

Edhe pse konsumimi i kafesë nuk është faktor i rëndësishëm i hipertensionit, përsëri prodhon efekte jo të favorshme në shtypjen e gjakut dhe njerëzit e prirur ndaj hipertensionit mund të jenë më të cënuar. Një studim i fundit italian ka zbuluar se pirja e kafesë mund të rrisë pak rrezikun e zhvillimit të hipertensionit te persona me shtypje të ngritur të gjakut.

Osteoporosis

Pirja e kafesë mund të nxisë nxjerrjen ekstraurinare të kalciumit. Konsumimi i tepërt i kafesë (4 filxhanë = 600ml apo më shumë) mundet në mënyrë modeste të rrisë rrezikun për Osteoporosis, veçanërisht tek gratë që marrin sasi të vogla kalciumi.

Gjumi

Shumica prej nesh jemi të vetëdijshëm për efektet stimuluese të kafeinës. Sasi të mëdha të kafeinës para se të flemë mund të shkaktojnë parehati dhe vështirësi në fjetje, tendencë që të zgjoheni më shpejte nga zhurma të vogla dhe zvogëlim të kualitetit të gjumit në përgjithësi.

Dehidratimi

Kafeina në kafe është diuretik i mesëm dhe mund të rrisë jashtëqitjen urinare. Ky efekt i lehtë mund të neutralizohet me pirjen e një gote ujë ekstra bashkë me kafenë.

Varësia

Kafeina është një lloj droge, stimulant i sistemit nervor qendror, ndaj rrjedhimisht prodhon varësi. Tërheqja nga kafeina është një sindromë reale. Ju ndoshta mund të përjetoni disa ditë me dhembje koke dhe irritim nëse vendosni të lini pirjen e kafesë. Megjithatë për t’u shkëputur nga kafeja nuk është e vështirë. Varësia mund të zgjasë fare pak ditë.

Tags: kafe
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Next Post
Zgjimi i ëmbël i Ermal Mamaqit

Zgjimi i ëmbël i Ermal Mamaqit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera