Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë! 17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës 17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj! 17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu… 17/02/2026
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham! 17/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ndiq muzikën e së premtes mbrëma, në JUTH App

07/10/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ndiq muzikën e së premtes mbrëma, në JUTH App

Çfarë do të bësh në orën 8 në datën 9 tetor? A je në kërkim të diçkaje ndryshe nga rutina e
zakonshme e fundjavës? A të ka marrë malli për koncerte, jetë nate me muzikën në kupë të
qiellit? Ja pra ku je para të premtes magjike, kur JUTHbyvodafone do të hapë dyert, për t’u
dhënë shansin të gjithëve të shijojnë JUTH LIVE CONCERT, me tre artistë të preferuar, nga
Shqipëria e Kosova.






Arilena Ara, Alban Skënderaj e Kida, do të performojnë live në një eksperiencë ekskluzive, në
një koncert që do të trasmetohet live streaming në çdo celular, përmes aplikacionit JUTH App.
Dhe jo vetëm për përdoruesit JUTH. Kjo eksperiencë muzikore do të ofrohet për të gjithë të
rinjtë në Shqipëri, nga 13 deri në 25 vjeç, qofshin apo jo klientë Vodafone.


Do të jetë një festë e vërtetë muzikore, që mund të shijohet vetëm duke u regjistruar e siguruar
biletën virtuale në aplikacionin JUTH.
Kur JUTH lindi në shkurtin e 2019-ës, ishte koha kur mund të festohej masivisht nën efektin e
dritave e adrenalinës që të jep të qenurit përpara skenës, fare pranë artistëve të preferuar, fiks siç
u realizua koncerti i madh i lançimit me Arilena Arën, Ledri Vulën e Mc Kreshën e me DJ me
famë botërore, Martin Schultz. Pastaj kur nisi pandemia JUTHbyvodafone solli muzikën në çdo
shtëpi përmes digital home concert, që ishte veç të tjerash dhe si një lloj komunikimi mes Ledrit,
Elvanës, Ylli Limanit, Kidës, Marsela Çibukajt e Eugent Bushpepajt, etj me funs-at e tyre, aq
shumë të dëshiruar për pak argëtim në ato ditë izolimi.
Teknologjia ishte argëtimi më i bukur e do të vazhdojë të jetë edhe përmes këtij projekti të ri, që
këtë herë do të vijë në formatin e një koncerti të vërtetë live. Gjithçka do të përcillet prej një
skene të vërtetë, prej një bande muzikore e prej artistëve që do të këndojnë repertorin e tyre më
të preferuar. #Gati? E premtja e 9 tetorit po vjen. E ke në dorë biletën tënde. E ke falas. Mjafton
të hysh a të shkarkosh JUTH App dhe të rezervosh vendin tënd virtual në këtë aplikacion.


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!
Breaking News

Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!

17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës
Breaking News

Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës

17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!
Breaking News

North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!

17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…
Breaking News

”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…

17/02/2026
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!
Breaking News

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!

17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…
Breaking News

Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…

16/02/2026
Next Post
Ndjekësit shpërthyen kundra saj, Rihanna kërkon falje publike

Ndjekësit shpërthyen kundra saj, Rihanna kërkon falje publike








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera