Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

#NdizNjëShpresë Fondacioni i Vodafone Albania në ndihmë të grave viktima të dhunës

08/03/2023
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A
#NdizNjëShpresë  Fondacioni i Vodafone Albania në ndihmë të grave viktima të dhunës

8 marsi është një ditë e shënuar për të gjitha gratë. Edhe për ato, ose sidomos për ato vajza dhe gra që prej kohësh qëndrojnë në strehëza, për shkak se jeta e tyre rrezikohet çdo ditë prej dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore. Gra për të cilat jeta është një e tatëpjetë e vështirë, gra që po jetojnë momente të errëta në jetën e tyre dhe kanë nevojë për një rreze shpresë.





Ndaj në kuadër të Kontratës së saj Sociale, Vodafone në Shqipëri ka organizuar këtë 8 mars një event hiking, me misionin për të mbledhur fonde për një strehëz grash të dhunuara në Tiranë. Në hiking-un e zhvilluar në Malin e Dajtit morën pjesë personalitete nga politika, përfaqësues të qeverisë, si Romina Kuko, zëvendës ministre e Punëve të Brendshme, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, znj. Bora Muzhaqi, përfaqësues të organizatave si Michele Ribotta nga UN Womenapo përfaqësues të institucioneve që punojnë me të drejtat e njeriut, si Robert Gajda, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Por të pranishëm ishin edhe shumë gazetarë e gazetare, që në këtë mënyrë kanë dhënë kontributin e tyre për këtë kauzë.

Gjatë hiking–ut u mblodhën rreth 11,000 euro, të cilat në ditën e shënuar të 8 marsit iu dorëzuan një strehëze për gratë viktima të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.


Katia Stathaki, Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, tha se: “Vetëm pak ditë më parë, tre gra u vranë në Shqipëri dhe tre të tjera u plagosën. Dhuna me bazë gjinore është dhunë kundër gjithë shoqërisë, sepse rrezikon çdo ditë jetët jo vetëm të grave, por edhe të fëmijëve dhe familjes. Por ne me zërin tonë mund të bëjmë një ndryshim në shoqëri. Fakti që sot jemi bërë të gjithë bashkë nuk duhet të mbetet vetëm këtu. #NdizNjëShpresë është një slogan që na bën të reflektojmë, të ndërgjegjësojmë dhe të bëhemi pjesë e zgjidhjes së këtij problemi.”

Fondacioni Vodafone Albania i ka vajzat dhe gratë viktima të dhunës në qendër të vëmendjes. Platforma dhe aplikacioni Bright Sky, i cili tashmë ka mbi 18,000 shkarkime në Play Store dhe App Store, ofron konsulencë dhe ndihmë nëpërmjet teknologjisë për këdo që ndihet i kërcënuar apo është dëshmitar i dhunës në familje apo asaj me bazë gjinore. Madje nëpër Shqipëri po organizohet një tur për t‘i njohur përfitueset e mundshme të këtij aplikacioni me të gjitha funksionet dhe avantazhet e tij.

Këtë mars, u bëmë dëshmitarë të asaj se, së bashku, mund të ngjisim edhe malet më të larta dhe të tejkalojmë sfidat më të mëdha!

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!
Breaking News

Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!

14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.
Breaking News

“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.

14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!
Breaking News

“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!

14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?
Breaking News

1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?

14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!
Breaking News

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!

14/02/2026
Next Post
Pak javë pas ndarjes, Madonna konfirmon lidhjen me boksierin 29-vjeçar!

Pak javë pas ndarjes, Madonna konfirmon lidhjen me boksierin 29-vjeçar!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera