Fundjavën e fundit të muajit gusht duket se Amarda Toska po e kalon pranë detit dhe këtë e ka treguar me postimin e fundit në llogarinë e saj në ‘Instagram’.
Ajo ka ndarë disa video ku shfaqet mjaft natyrale, duke pohuar se njerëzit e pëlqejnë më shumë kështu.
“Per ata qe nuk me pelqejne me make-up. Ketu kam vetem kremin e plazhit dhe ju pershendes!
Fundjave te bukur njerez!”, ka shkruar Toska krah videove ku shfaqet e buzëqeshur duke shijuar ditët e fundit të verës 2020.
Fansat e kanë komplimentuar për thjeshtësinë e saj, megjithatë kjo nuk është hera e parë që Toska shfaqet pa asnjë ‘make up’ në fytyrë. Ajo ka ndarë herë pas here momente të ndryshme duke u kujdesur për fëmijët apo punën me një thjeshtësi që nuk i ka shpëtuar syrit të ndjekësve.
https://www.instagram.com/p/CEeUxziJzg9/?igshid=1cx467075kiyh