Drama Hailey-Selena duket se është ndezur sërish. Këtë herë vetëm për një “like”. Ndjekësit akuzojnë Hailey-n që ka pëlqyer një video tallëse të Selenës dhe të fejuarit të saj Benny. Vetëm kaq mjaftoi për të nxitur zëra të rinj se armiqësia mes të dy vajzave vazhdon. Por menaxheri i i Hailey-t në një deklaratë për “Page six” e ka mohuar këtë gjë.
“Kjo nuk ka ndodhur kurrë”, ka thënë ai.
Megjithatë rrjeti e gjeti diçka për t’i vënë sërish përballë njëra-tjetrës.