Klea Huta ka postuar së fundmi një video duke i vendosur pampersa vogëlushit të saj, por kjo video ka shkaktuar reagime nga ndjekësit. Sipas tyre djali nuk duhet të mbajë pampersa në atë moshë duke i shkruar Kleas mesazhe të shumta deri në ofendime. Nuk ka munguar reagimi i moderatores, e cila ka postuar një video ku me të drejtë shprehet se çdo nënë e di vetë më të mirën për fëmijën e saj.
“Sa herë të niseni për t’i dhënë mend një nëne sesi të rrisë fëmijën pa ju pyetur njeri, në çfarëdolloj situate, mendoni që mendimi juaj vlen kaq (wc) pastaj flisni sa të doni”, shkruan Klea.
Por mesa duket ndjekësit nuk kanë dhe aq informacion për këtë temë pasi mjafton një pyetje e thjeshtë në Google dhe lexon që: “…disa fëmijë mund të mbajnë pampersa deri 4 vjeç”, kështu që është diçka komplet normale!










