Fero vazhdon të jetë në qenër të mediave rozë edhe pas daljes nga burgu.
Gjatë një video “live” në TikTok, ai ka thumbuar Taynën duke u shprehur se ajo ka ndryshuar shumë kohët e fundit. “Atë s’duhet me e pyet a ka muzikë të re, a ka ndonjë operacion të ri.”- u shpreh reperi. Por nuk ka munguar as edhe reagimi i Tayna-s, e cila përmes një “Instastory” i është përgjigjur reperit.
“Më kritiko kur të jesh në nivelin tim. Deri atëherë më admiro nga larg.” Duket se asnjëra palë nuk ia lë mangut tjetrës.









