Kanë mbetur edhe pak ditë nga Shtatori, një muaj me ngjarje astrologjike. Tashmë kemi hyrë edhe në sezonin e Peshoreve prandaj energjia do të ndryshojë e yjet na sjellin lajme të reja. Ja çfarë do ndodhë me shenjat e tokës:
Demi – Puna, shëndeti dhe zakonet tuaja të përditshme do të shqyrtohen më 22 shtator kur Dielli hyn në Peshore. Hyrja vjetore e Diellit në Peshore përkon me ekuinoksin e vjeshtës. Është stina për të lënë zakonet e këqija, cilat janë tuajat? Bërja e ndryshimeve të vogla në rutinën tuaj mund t’ju ndihmojë të shihni ndryshimin që keni shpresuar për të manifestuar në jetën tuaj. Ekuinoksi i vjeshtës shënon një fillim të ri! Në të njëjtën ditë, Mërkuri dhe Dielli takohen në të njëjtën pikë në qiell. Informacionet dhe lajmet në lidhje me punën, projektet ose shëndetin tuaj mund të shfaqen papritur. Kjo është energjia e zbulimit! Tani, varet nga ju se si zgjidhni ta përdorni këtë informacion. Stili juaj i komunikimit ndryshon të nesërmen e 23 shtatorit dhe do jeni gati të lini përgjegjësitë dhe të bëni më shumë argëtim. Si mund ta ushqeni shpirtin tuaj? Cilat aktivitete ju bëjnë të ndiheni mirë? Si e përkufizoni kënaqësinë? Kaloni kohë duke u rilidhur me zakonet ose hobi që ju bëjnë të ndiheni të plotësuar. Hëna e re në Peshore më 25 shtator vjen me një fillim të ri në botën tuaj të punës. Ndoshta po filloni një rol, punë ose një projekt të ri. Do të përfitoni nga bashkëpunimi, a ka dikush në rrjetin tuaj që mund t’ju ndihmojë? Ripërkushtimi për një rutinë të re të përditshme është gjithashtu një ide e shkëlqyer. Muaji përfundon me një nuancë magjie pasi Venusi, planeti i dashurisë dhe sundimtari juaj planetar, hyn në Peshore më 29 shtator. Do vini re se ka më shumë harmoni dhe lehtësi në jetën tuaj. Mos ngurroni të shpehni dashurinë. Njerëzit do të shfaqen për t’ju ndihmuar. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë, ju e meritoni.
Virgjëresha – Dielli hyn në Peshore më 22 shtator dhe në të njëjtën kohë, ne mirëpresim ekuinoksin e vjeshtës. Përpara se të përpiqeni të shfrytëzoni sa më shumë muajt e mbetur, ngadalësoni. Festoni sa larg keni arritur. Ti e meriton. Hyrja e Diellit në Peshore do t’ju sjellë vëmendjen ndaj burimeve dhe financave tuaja. Njerëzit me rëndësi po i njohin aftësitë tuaja! Ky është territori i promovimit, kështu që nëse keni qenë gati për një nivel të lartë në karrierën tuaj, mos u turpëroni për këtë. Po në të njëjtën ditë, Dielli dhe Mërkuri takohen në të njëjtën pikë në qiell. Kjo intensifikon aftësinë e Mërkurit për të dhënë mesazhe dhe informacione. Kushtojini vëmendje bisedave, temave dhe ideve që vijnë sot. Mund të vijë një ide e papritur, që ndryshon lojën. Mërkuri Retrogradë nga data 23 shtator do t’ju bëjë të rimendoni njëfarë kuptimi të identitetit ose qëllimeve tuaja personale. A ka diçka që keni shpresuar ta arrini, por thjesht nuk i keni dhënë kurrë vetes një shans? Po kaloni më shumë kohë duke menduar për ku dëshironi të jeni. Merrni kohë për t’u ulur për të menduar ku dëshironi të shkoni. Një hënë e re në Peshore më 25 shtator shënon një fillim të ri në financat tuaja. Ju mund të filloni një rol ose pozicion të ri, ose mund të jeni në fazat fillestare të ndjekjes së një rryme të re të ardhurash. Ju po mbillni një farë. Besoni në veten tuaj, kujdesuni për të, ujiteni atë dhe jini të durueshëm. Muaji mbyllet me ardhjen e mbarë të Afërditës në Peshore më 29 shtator. Afërdita është planeti i dashurisë, bekimeve dhe financave, dhe pikërisht tani, ajo hyn në sektorin financiar të grafikut tuaj. Ju keni filluar të njiheni dhe të shpërbleheni financiarisht për talentet dhe idetë tuaja. Kjo është gjithashtu një kohë e mrekullueshme për t’u rilidhur me trupin dhe qenien tuaj fizike. Rezervoni një masazh! Kujdesuni për veten!
Bricjapi – Dielli hyn në Peshore dhe Ekuinoksi i vjeshtës arrin më 22 shtator. Do të filloni të përjetoni njëfarë mbështetje kur të keni më shumë nevojë. Nëse jeni gati për të hedhur hapin tjetër në karrierën tuaj, Dielli në Peshore mund t’ju inkurajojë të aplikoni për një promovim ose një rol të ri në një kompani tjetër. Eshtë e rëndësishme të reflektoni për arritjet tuaja dhe të jeni të kënaqur me veten se sa larg keni arritur. Festoni veten edhe nëse është vetëm me një kek të vogël! Ti e meriton. Në të njëjtën ditë, Dielli dhe Mërkuri takohen në qiell në të njëjtën pikë. Lajmet e fundit vijnë dhe në rastin tuaj do të kenë të bëjnë me karrierën tuaj, dëshirën për miratimin e të tjerëve ose reputacionin tuaj. Qëndroni të hapur ndaj shenjave dhe mesazheve, universi po ju pëshpërit. Nga 23 shtatori nëse keni mësuar një aftësi apo hobi të ri, mund të rimendoni nëse ia vlen ende ta ndiqni. Projektet mund të pësojnë vonesa sepse Mërkuri lëviz nëpër këtë pjesë të grafikut tuaj. Një Hënë e Re në Peshore ofron një mundësi të re për të rimenduar karrierën dhe reputacionin tuaj. Mund të filloni një punë të re tani, ose ndoshta shefi juaj ju ka besuar një projekt të ri që kërkon shumë përgjegjësi. Të tjerët mund ta shohin vlerën tuaj, por a jeni në gjendje të festoni edhe veten? Afërdita, planeti i dashurisë dhe harmonisë, hyn në Peshore më 29 shtator. Njerëzit në pozita të pushtetit janë të etur për të bashkëpunuar me ju. Puna në përgjithësi duket të jetë më e qetë dhe më e lehtë gjatë kësaj kohe. Nëse jeni duke u përgatitur për të nisur një projekt, sharmi juaj është shumë i lartë. Tërhiqni dhe joshni sa të doni!
Ky shkrim u realizua nga Revista Who dhe nuk lejohet ribotimi!