Sezoni i ri televiziv ka vënë në lëvizje dhe drejtuesit e varietesë së humorit “Portokalli”, të cilët si çdo vit kanë hapur audicione për prurjet e reja të aktorëve. Por këto “rishikime” kanë prekur dhe treshen e prezantuesve të cilët duket se janë në pikëpyetje për vazhdimësinë e tyre në show. Në televizionin informativ Top News është duke qarkulluar një lajmërim për audicione që krahas aktorëve të rinj, në audicion ftohen të provojnë edhe moderatorët, shkruan Express. Ndonjë lëvizje për Xhemin, Salsanon, Enedën? Apo do të shtohet numri i prezantuesve në spektaklin e së dielës? Mbetet për t’u parë…!