Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ndryshimet e papritura në ‘look’ të vajzave të njohura që na befasuan të gjithëve këtë verë

22/08/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Ndryshimet e papritura në ‘look’ të vajzave të njohura që na befasuan të gjithëve këtë verë

Ndryshimi i ‘look-ut’ kur vjen një sezon i ri duket si diçka tepër e bukur për shumë vajza dhe gra, e pjesa më e madhe e tyre preferojnë të eksperimentojnë gjatë verës, kur çdo lloj pamje është e pranueshme. Në verë askush nuk ka frikë të provojë të lyejë flokët në një ngjyrë shumë të çelët, siç mund të jetë roza, sepse shkon më së miri me vetë sezonin. Për këtë arsye një pjesë e madhe e vajzave të njohura shqiptare nuk nguruan që këtë vit të eksperimentonin sipas dëshirës me pamjen e tyre dhe disa ndryshime ishin vërtetë të paimagjinueshme. Disa prej tyre na befasuan, sepse pikërisht atëherë kur të gjithë menduam se do t’i qëndronin besnike një ‘look-u’ ato vendosën të ndryshonin. Dy prej tyre ishin Nevina Shtylla dhe Juliana Pasha, të cilat këtë verë vendosën të provonin diçka ndryshe. Nga një bionde e përhershme, Juliana vendosi t’i kthente flokët në ngjyrë rozë dhe pavarësisht se ndryshimi ishte i madh ajo dukej vërtetë shumë bukur.





 

Ndërsa Nevina Shtylla e çeli ngjyrën e flokëve duke e bërë diçka që i afrohet asaj të mjaltit dhe ky ndryshim i saj erdhi i papritur, sepse gjithmonë ishim mësuar ta shihnim si brune.


 

Eneda Tarifa gjithashtu ndryshoi tërësisht, por në krahasim me të tjerat ajo vendosi t’i kthehej ngjyrës së saj natyrale.

 

Eksperimentet më të veçanta ishin ato të Dafina Zeqirit dhe Eni Koçit, të cilat i befasuan të gjithë me ndryshimet që pësuan. Të dyja ju kthyen një stili të vjetër të tyre, por këtë herë në një formë akoma më të bukur. Dafina i preu flokët shkurt dhe i bëri biond, ndërsa Eni ju rikthye ngjyrës rozë që përafron edhe me të kuqen.

 

 

Ndërsa Morena taraku ka qenë një ndër personazhet e njohur që ka ndryshuar më shpesh pamje dhe duket se ende për shumë kohë nuk do të “gjejë rehat” me pamjen e saj.

 

Pavarësisht se të tilla eksperimente me ‘look-un’ duken shumë të bukura, ekspertët rekomandojnë që të mos ketë ndryshime të menjëhershme në ngjyrën e flokëve, sidomos në stinën e verës. Është mirë që ndryshimet të vijnë gradualisht, sepse floku mund të dëmtohet. Megjithatë vajzat e njohura me siguri nuk e lejojnë këtë gjë, sepse ato i trajtojnë gjithmonë flokët e tyre me produktet më të mira. /revistawho.com

 

Tags: floketlookndryshimstinevajzate njohuraVere
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por…

02/03/2026
Next Post
Hailey dhe Justin shpërndajnë ftesat e dasmës dhe mund të themi se ato janë më të veçantat që kemi parë

Hailey dhe Justin shpërndajnë ftesat e dasmës dhe mund të themi se ato janë më të veçantat që kemi parë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera