Adrola Dushi, modelja dhe ish-Miss Shqipëria prej muajsh është zhvendosur për të jetuar në SHBA ku nëpërmjet rrjeteve sociale na ka treguar se ajo po zhvillon disa shërbime fotografike me fotografin e njohur shqiptar Fadil Berisha. Disa orë më parë, Adrola ka postuar në Snapchat disa foto ku duket look-u i saj i ri me flokë të shkurtra të zeza e me baluke. Në fakt, modelja shqiptare duket mjaft bukur edhe me këtë model flokësh, por ndryshimi ka qenë vetëm për setin fotografik pasi më vonë Adrola ka postuar fotografi ku duket pamja e saj e pandryshuar.
https://www.instagram.com/p/BNxYtplFKOL/?taken-by=adroladushi&hl=en