Katie Holmes po vendos pikat mbi i në lidhje me financat e vajzës së saj Suri Cruise.
Holmes, 45 vjeç, ndau një postim në Instagram duke kundërshtuar një raport nga Daily Mail që pretendonte se 18-vjeçarja Suri ishte bërë milionere nga babai i saj Tom Cruise.
“Plotësisht e rreme,” shkroi Holmes mbi një pamje të artikullit. “Daily Mail ndaloni së shpikuri gjëra.”
“Mjaft”, shtoi ajo në mbishkrim.
Suri u rrit në qendër të vëmendjes, por larg babait të saj. Ajo vetë vendosi të ndryshojë mbiemrin nga Cruz në Noel, duke zgjedhur mbiemrin e nënës së saj, Katie (Noelle) Holmes.









