Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $ 12/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde! 12/02/2026
Nuk iu hap parashuta, humb jetën kampioni që sfidoi qiellin 12/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ndryshojnë aleancat, Kei bën “paqe” me Danjelin, ky i fundit mik me Fiorentinën, Benardin dhe Damianon

09/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ndryshojnë aleancat, Kei bën “paqe” me Danjelin, ky i fundit mik me Fiorentinën, Benardin dhe Damianon

Menjëherë sapo tre çiftet u futën në shtëpinë e madhe të Big Brother, ndryshuan strategjitë mes çifteve të vjetër.





Kei ka pasur përplasje të forta deri tani me Danjelin, megjithatë ajo gjeti Fotininë për të rregulluar gjithçka me këtë çift.

“Thuaj atij ‘kopilit’ të vogël mos të më ofendojë më”, i thotë Kei Forinisë. Ato flasim më pas për përplasjet që kanë pasur deri tani, por në fund ato bëjnë “paqe”.


“Do t’i thuash edhe Danjelit, po u sollët mirë për kokë të vëllait, ty të kam pikë të dobët. Vetëm mos të luajë me mua dhe do të kënaqeni”, i thotë Kei. Vajzat bien dakord dhe më pas përqafohen.

Kei takohet edhe me Danjelin duke bërë paqe edhe me të.

Pasi bëri pakt me Kein, Danjeli kërkon që të sqarojë situatën me Damianon. Ai e merr veçmas dhe i thotë sesi do që ta vazhdojnë lojën, duke ruajtur mëritë e hershme, apo nga e para?

“Do do që ta luajmë këtë lojë, po ta them troç? E do që të shkojmë, apo restart?”, e pyet ai.

“Restart”, i përgjigjet Damiano.

“Në lidhje me restart domethënë që nuk njihemi”, ja shpjegon më tej Danjeli duke e pyetur sërish nëse ishte i sigurtë për këtë zgjedhje.

“100 përqind i sigurtë, mos e vrit mendjen. Unë dua restart se nuk dua të të gjykoj”, i përgjigjet ai dhe që të dy i shtrëngojnë duart njëri-tjetrit.

Nga ana tjetër Danjeli dhe Benardi kaluan një javë bashkë në shtëpinë e beqarëve, ku ishin të afruar me njëri-tjetrin. Tani që u bashkuan me çiftet e tjera, Danjeli si më i vjetri aty brenda ka një këshillë për Benardin.

Ai i flet për çiftet e tjera dhe nga kush duhet të bëjë kujdes.

“Duhet të bësh kujdes nga çifti Olsi-Fiorentina dhe Kei-Vivi. Kur erdha unë kishin ngritur një kështjellë këtu brenda”, i thotë ai.

Benardi i përgjigjet se nuk ka asnjë problem.

Por edhe Fiorentina ka hedhur pas krahëve rivalitetin me Danjelin e Fotininë dhe u shpreh atyre pakënaqësinë e saj në lidhje me sjelljen e Keit brenda në shtëpi.

“Ishte Kei dhe Vivi në ballkon dhe unë u thashë t’ju përqafoj pak. Ajo ma preu shkurt, ‘Jo’ më tha e unë ngela”, u tregon ajo.

Fiorentina flet edhe për një fjalë të thënë nga Kei në kuzhinë, fjalë që asaj nuk i kish pëlqyer.

“E pyeta nëse do të vijë Vivi të më ndihmojë të qërojmë patatet, por ajo më tha që të kemi ty kuzhiniere”, vazhdon Fiorentina.
Ajo u tregon se më pas kishte biseduar vetëm me Vivin dhe e kish pyetur nëse ishte mërzitur me të, por menjëherë kishte reaguar Kei.

“Doli me vrap dhe filloi të bërtiste me këmbë e me duar. Ajo është me mua, më tha”, shton Fiorentina.

Danjeli i tregon se e ka kuptuar lojën e Keit brenda shtëpisë.

Tags: Big Brother
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!
Breaking News

Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!

12/02/2026
Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!
Breaking News

Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!

12/02/2026
Angela Martini na dha një superkëshillë për këtë Shën Valentin!
Breaking News

Angela Martini na dha një superkëshillë për këtë Shën Valentin!

12/02/2026
Next Post
Armina, Xhensila dhe Anxhelina sjellin trendin më të ri të flokëve (FOTO)

Armina, Xhensila dhe Anxhelina sjellin trendin më të ri të flokëve (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera