Kida, një prej këngëtareve më të suksesshme në tregun muzikor, sot feston plot një dekadë në karrierën e saj.
Artistja ka publikuar një video me disa momente të përzgjedhura nga performancat e saj në skenë dhe krahas tyre ka shkruar një dedikim për fansat e saj.
“Po bëhen 10 vite, e unë u rrita bashkë me dashurinë që ma dhatë ju. Ju më keni bërë ëndrrën time realitet sa herë që kam parë se po këndoni bashkë me mua, ju jeni zëri më i bukur që kam dëgjuar. Çdo brohoritje e juaja mua më ka dhënë vullnet për të punuar fort e të jem aty për ju gjithmonë. Nuk do të ndalem asnjëherë duke e bërë punën që dua më së shumti, ku shpërblim marr buzëqeshjet e juaja. Ju dua shumë, urs always #Kida”, ka shkruar Kida.