Teksa po përjeton pritjen e ëmbël për herë të tretë, dhe me një djalë kësaj here, Emina Çunmulaj ka ndarë ca kujtime nga momenti kur ka sjellë në jetë vajzën e saj, Mia.
“3 vite më parë po shkoja të sillja në jetë vogëlushen time sy jeshile, që nuk e dija a ishte vajze apo djalë. Dhe ajo ishte një vajzë, që u quajt Mia. Vogëlushe mami do të mbështesë gjithmonë, nuk ka rëndësi sa do rritesh dhe sa vjeç do të jesh. Do jem gjithmonë aty për ty. Gëzuar ditëlindjen Mia Soraya Sarah”, ka shkruar Emina.
Ajo ka ndarë disa momente nga ardhja në jetë e vajzës e madje ka treguar se e ka marrë mjaft me sportivitet këtë moment, e buzëqeshur dhe tejet në formë, gjithmonë pranë më të dashurve të saj./revistawho.com










