Në postkadin e fundit të Meghan Markle-it në “Spotify” është zbuluar një “skandal” i vogël. Dukesha akuzohet edhe për egocentrizëm, pasi në një fjalim të fundit 7-minutësh, 41-vjeçarja arriti t’i referohej vetes 54 herë. Në fakt, Harry dhe Meghan ishin në Mançester për konferencën “One Young World” ku edhe Markle u ngjit në skenë për të folur mbi çështjen e barazisë gjinore, në fjalimin e saj të parë publik në Britani që nga “Megxit”, që kur Duka dhe Dukesha e Sussex u larguan nga pallati 2 vjet më parë. Meghan Markle gjatë fjalës së saj foli për mëmësinë dhe se sa shumë e ndryshoi ajo, por edhe se si nga një vajzë e vogël u shndërrua në një personazh publik. Megjithatë, një analist i gjuhës së trupit postoi në “Twitter” tekstin e fjalimit të Meghan Markle, duke theksuar të gjitha herët kur ajo referohet vetes dhe me sa duket, ato arritën 54 në vetëm pak minuta. Të tjerë nxituan të vinin re se në fjalimin e Markle kishte mungesë përmbajtjeje dhe se nuk kishte aspak kuptim.