Leonardo DiCaprio është vënë në qendër të vëmendjes në dasmën e Jeff Bezos.
Aktori 50-vjeçar u fotografua në ishullin San Giorgio Maggiore i veshur me një smoking klasik, por ishte koka sportive me mbishkrimin “Los Angeles Dodgers” që tërhoqi më shumë vëmendje se veshja elegante. E vënë më shumë në fytyrë sesa në kokë, kapelja u bë tema e fansave në rrjetet sociale. Kështu, duke dashur të ikë nga vëmendja, ai u vu pikërisht në qendër të vëmendjes.







