Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Në depresion për 15 vjet, djali i kërkon falje prindërve për vështirësitë që kanë kaluar

23/03/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Në depresion për 15 vjet, djali i kërkon falje prindërve për vështirësitë që kanë kaluar

Si rrallë më parë në programin “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e një të riu i cili prej vitesh kishte vuajtur nga depresioni. Kjo ishte historia e Jetmirit i cili krizat e para i kishte shfaqur në periudhën e gjimnazit. Ai kishte filluar të mbyllej në vetvete, të abuzonte me alkoolin dhe të shfaqte shenja dhune. Prindërit të shqetësuar nga sjellja e Jetmirit kishin kërkuar ndihmën e mjekëve, të cilët pas disa ekzaminimeve kishin kuptuar që ai vuante nga depresioni dhe nga çrregullimet psikologjike.
Jetmiri në studio rrëfeu se shpeshherë e humbiste vetëkontrollin dhe nuk e kuptonte se çfarë bënte. Madje ai thyente çdo gjë që i dilte përpara dhe kishte arritur deri aty sa të ushtronte dhunë fizike mbi prindërit. Ai tregoi se kur qetësohej dhe kuptonte se çfarë kishte bërë ndihej në faj dhe mbyllej akoma më shumë në vetvete. Pavarësisht gjithçkaje prindërit i kishin qëndruar pranë dhe ishin kujdesur për të duke i dhënë forcën që i nevojitej për të dalë nga ajo gjëndje.
Për këtë arsye në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur”, Jetmiri kishte ftuar prindërit e tij. Ai i kërkoi falje nënës për dhimbjen dhe vuajtjen që i kishte shkaktuar duke i thënë: “Të kam lodhur shumë dhe të kam bërë të vuash. Të kërkoj falje për çdo gjë dhe të falenderoj sepse jam ky që jam sot falë teje!”.
Në fund si Jetmiri dhe nëna e tij dhanë një mesazh për të gjithë njerëzit që vuajnë nga depresioni, që nuk duhet të kenë frikë nga paragjykimet dhe se nuk duhet të kenë turp që t’i drejtohen psikologut.






Tags: dua te te bej te lumtur
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Next Post
Rozana Radi zbulon planet e jetës private: Ka ardhur momenti biologjik të bëhem nënë

Rozana Radi zbulon planet e jetës private: Ka ardhur momenti biologjik të bëhem nënë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera