Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot! 04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Në ditën e lindjes, Flori Mumajesi kujton nënën me fjalë që të shkrijnë zemrën!

24/08/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Në ditën e lindjes, Flori Mumajesi kujton nënën me fjalë që të shkrijnë zemrën!

Në ditën e tij të veçantë, Flori Mumajesi ka ndarë me ndjekësit një mesazh që i ka prekur të gjithë thellë në zemër. Në vend të urimeve të zakonshme për veten, ai zgjodhi të kujtojë nënën e tij, duke e quajtur ditëlindjen një festë të përbashkët mes tyre.





“Dita e lindjes sime nuk është veç e imja. Është dita kur, mes lotësh dhe dhimbjes, erdhi në jetë një djalë mbi katër kilogramë. Pas ditëve të numëruara një nga një, më 23 gusht një nënë u bë me djalë, me mua,” – shkruan Flori në një rrëfim intim e plot ndjesi.

Këngëtari tregon kujtime nga fëmijëria e hershme, kur çdo gjë lidhej me ngrohtësinë e nënës:


“Mbaj mend si shkrihesha sa herë më merrte në prehër, më vendoste këmbët mbi këmbët e veta, më ngrinte duart lart dhe këndonte: ‘ding dange, e ding dange’.

Ai e përshkruan me detaje lidhjen e fortë që kishte me të, deri te momentet e thjeshta, por të mbushura me dashuri:

Dita e lindjes sime nuk është veç e imja. Është dita kur, mes lotësh dhe dhimbjes, erdhi në jetë një djalë mbi katër kilogramë. Pas ditëve të numëruara një nga një, më 23 gusht një nënë u bë me djalë me mua.

Katër, pesë vitet e para jetova më shumë në kraharorin e saj se në tokë. Mbaj mend si shkrihesha sa herë më merrte në prehër, më vendoste këmbët mbi këmbët e veta, më ngrinte duart lart dhe këndonte: “ding dange, e ding dange”.

Me lëvizjen e këmbëve më tundte, më bënte të kërceja, derisa qeshjet më mbyteshin dhe loja fillonte sërish nga e para.

Deri vonë mbështetesha në gji, e përqafoja dhe e puthja nga këmbët deri në ballë. Kur zhytesha në qafë, ndonjëherë dëgjoja: “Jo, se jam me djersë.”

Unë qeshja: “Po, më plasi bytha, mu se mos vjen erë djersa… vdes për këtë erë.”

Me këtë erë jam rrit. Era që kishim të dy era jonë, era e nonës.

Edhe sot, herë pas here, për një çast më pak se një sekondë, ajo aromë kthehet sërish. Por tashmë nuk ka sy për ta parë, as zë për të uruar: “Gëzuar ditën që më linde, ditëlindjen tonë”, duke kënduar:”ding dange, e ding dange…

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!
Breaking News

“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!

04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Next Post
10 gjërat që një femër s’duhet t’i tregojë kurrë (nëse do të mbetet misterioze)

10 gjërat që një femër s'duhet t’i tregojë kurrë (nëse do të mbetet misterioze)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera