Kur vjen puna tek fotot e Gigi Hadid me të voglën e saj, Khai ka gjithmonë shumë kuriozitet. Kjo sepse për një kohë të gjatë modelja vendosi ta mbajë të fshehtë dhe emrin e saj, duke mos lënë asnjë hapësirë për vajzën në rrjetet sociale. Megjithatë tanimë duket se Gigi është gati ta shijojë pranverën me bebushen e saj. Jo më larg se dje ajo ka ndarë në ‘Instagram’ një seri fotosh, ku në njërën prej tyre shfaqej duke mbajtur vajzën në krahë përballë një peme qershie. Përveç këtij momenti, modelja ka ndarë edhe foto të tjera nga ferma e familjes në Pensilvani duke treguar se sa shumë po e shijon natyrën dhe rritjen e vajzës atje./revistawho.com









