Kur u publikua videoklipi i Eneda Tarifës që do na përfaqësojë në Eurovizion, të shumtë ishin ata që patën mospëlqime ndaj këngës. Edhe dy blogerët e ‘Wiwibloggs’ e kritikuan këngën, madje arritën deri aty sa e tallën. Por, gjatë udhëtimeve nëpër destinacione të ndryshme, blogerët duket se janë afeksionuar me këngëtaren shqiptare dhe e kanë komplimentuar atë jo vetëm për personalitetin, por edhe për look-un e saj. Eneda po prezanton këngën e saj në destinacione të ndryshme, ku i fundit ka qenë Tel Avivi, në Izrael.