Sophie Turner, aktorja e njohur nga “Game of Thrones”, ka habitur publikun me rrëfime të sinqerta e plot humor gjatë pjesëmarrjes në rubrikën e famshme “Thirst Tweets” në YouTube.
Në këtë lojë, ku të famshmit lexojnë komentet më të guximshme e ndonjëherë edhe të çuditshme të fansave, Turner nuk u përmbajt aspak. Që nga ftesa për “një festë pizhamesh”, të cilën e pranoi menjëherë me një “po” plot entuziazëm, deri tek mesazhet shumë më intime, aktorja i komentoi të gjitha me humor dhe spontanitet.
Një prej fansave shkruante: “Do të doja që Sophie të më mbyste me duart e saj”, ndërsa një tjetër i propozoi të zhvendosej në Angli vetëm për të. Por komenti që ndezi më shumë diskutime ishte ai ku një ndjekës që e quante Turner një “bishë” në shtrat. Përgjigjja e aktores ishte po aq e drejtpërdrejtë:
“Në fakt jo. S’marr vesh fare nga ky drejtim. Unë nuk jam tipi që merr kontrollin, më pëlqen më shumë ta lë në dorë të tjerëve”.
Megjithatë, momenti më i fortë erdhi kur ajo pranoi një zakon të diskutueshëm në jetën personale:
“Jam një ‘ghoster’ e madhe (zhduket pa dhënë asnjë aryse pas takimit të parë ose më vonë). Nuk është diçka me të cilën krenohem, por më jep një ndjesi fuqie. Besoj se për këtë duhet të punoj me terapistin tim”.
Kjo nuk është hera e parë që Turner shfaqet kaq e hapur. Më herët, ajo ka pranuar se skenat e puthjeve me Kit Harington në filmin e tyre të fundit i duken të “tmerrshme”, pasi ende e sheh si “vëlla” nga koha e xhirimeve në “Game of Thrones”. Madje, puthjen e parë mes tyre e ka përshkruar si “më të shpifurën” e karrierës së saj.
Turner, e njohur për natyrën e saj pa filtra, duket se ka vendosur t’i bëjë fansat pjesë të versionit më të sinqertë të vetes — edhe nëse kjo nënkupton të pranojë se ndonjëherë ndihet… një “dështim” në shtrat.








