Olta Gixhari është kthyer pas në kohë me postimet e fundit nga ditët më të ëmbla të saj. Aktorja seksi ka ndarë fotot e realizuara në një set në studion e Ergys Zhabjakut teksa ka qenë 3 muajsh shtatzënë. Ajo çfarë bie në sy janë format e Gixharit, e cila gjithmonë është komentuar për fizikun e saj me linja të theksuara.
“Kthim në kohë, momente plot gëzim, 3 muajsh shtatzënë, Amar”, ka shkruar Olta krah postimit të fundit ku nuk kanë munguar komentet e mikeshave të saj, të cilat e kanë komplimentuar për këtë dukje.
Gixhari u bë nënë për herë të parë në 21 gusht të këtij viti me vogëlushin e saj, Amar. Fill pas këtij momenti ajo u shfaq mjaft në formë duke shijuar shëtitjet me të voglin në vendin ku aktualisht po jeton, në Spanjë.
Olta ka shkruar herë pas here në llogarinë në ‘Instagram’ se Amar i ka sjellë shumë gëzim jetës së saj dhe se me të në krahë ka ndjerë emocionet më të bukura./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CHAaqfSH8aJ/?igshid=1iwqs05nn8ps4