Ajo është një këngëtare fituese e çmimeve me miliona disqe të shitura në mbarë botën, por Doja Cat, tregon hapur se ajo ka ende defekte për kujdesin e lëkurës.
Këtë e ka zbuluar edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “iHeartRadio” të së hënës mbrëma.
27-vjeçarja me origjinë nga Los Angeles (e lindur Amala Ratna Zandile Dlamini) pranoi çmimin “Artistja më e dëgjuar” në ngjarjen e mbajtur në “Dolby Theater” në Los Angeles.
Menjëherë pas fjalimit të saj të shkurtër, ajo bëri një postim falënderues në “InstaStory” dhe gjithashtu zbuloi një foto të sinqertë që shfaq një shpërthim aknesh në ballin e saj.









