• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Në gjendje të vështirë shëndetësore, Cozman ka një mesazh të qartë për miqtë e vërtetë

Pas një shkëputjeje të gjatë nga tregu muzikor, reperi i njohur, Cozman vendosi të rikthehej në muzikë duke publikuar një projekt të ri në kanalin e grupit ‘Babastars’ në ‘Youtube’. Megjithatë duket se së fundmi artisti nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe këtë e ka zbuluar me anë të një ‘Instastory’ në llogarinë e tij.

“Kohët e vështira do i zbulojnë gjithmonë miqtë e vërtetë. Do rikthehem së shpejti”, ka shkruar Cozman krah fotos ku duket se ndodhet në spital.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur realisht me reperin, por kjo pritet të zbulohet në javët në vazhdim nga vetë ai, pasi siç lajmëroi dhe vetë Cozman do të jetë sërish pjesë e estradës shqiptare me projekte të reja muzikore. Aktualisht kënga e tij më e fundit me titull ‘You know me’ numëron 1.9 milionë klikime në kanalin e ‘Youtube’./revistawho.com