Lorik Cana duket se do të ketë një pasardhës dinjitoz edhe në futboll, profesionin që i dedikoi jetën e tij. Ka qenë një video e publikuar nga bashkëshortja e futbollistit ajo që ka zbuluar detajin e ëmbël nga pasditja familjare e familjes Cana. I vogli i familjes e ka kthyer shtëpinë në një fushë të vogël ku praktikon gjuajtjet me të atin dhe në xhirimin e shkurtër në fjalë dëgjohen zërat e tyre teksa i japin zemër dhe motivojnë djalin të japë më të mirën.
Duke marrë parasysh karrierën e gjatë dhe të suksesshme të Lorikut në Kombëtaren shqiptare dhe skuadra të tjera ndërkombëtare, mund të themi që Boiken është me fat dhe me siguri do të bëhet i zoti në të ardhmen, nëse futbolli është drejtimi që do zgjedhë në jetë. / revistawho.com
https://www.youtube.com/watch?v=0SwPfkNXS94&feature=youtu.be&fbclid=IwAR3aj76bM3KN1znFV11olKj5Z53r_n_A9_c8j3NLuFulkVNCgKi-X0talQ4